Izraeli rreshtohet krah Greqisë në pë*rplasjen me Turqinë në rajon


Qeveria izraelite është radhitur në krah të Greqisë në për*plasjen e kësaj të fundit me Turqinë për Zonën Eks*luzive Ekonomike në Egjeun Lindor.

Në një deklaratë të mbrëmjes së djeshme, qeveria e Netanyahut theksoi se i qendronte “në krah Greqisë, në të drejtën e saj për të patur Zonën Ek*skluzive Ekonomike të vetë sipas konventave ndërkombëtare” duke theksuar ndërkohë se palët duhet të gjejnë rrugën e arsyetimit dhe të vijojnë me negociata. Izraeli është një ndër aktorët e “teatrit të Egjeut” me interesa thelbësore në pasuritë e mëdha të gazit, të gjetura në jug-lindje të Qipros. Turqia dhe Greqia janë në një p*ërplasje jo vetëm diplomatike sa i përket sovranitetit mbi hapësirën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, kur turqit theksojnë se “Greqia nuk mund t’i b*urgosë në tokë” ndërsa helenët pretendojnë se janë konventat ndërkombëtare që minimizojnë Zonën Eks*kluzive Ekonomike të Turqisë në Egje.

Baby Boo