“Izraeli po kryen gjenocid”, Hamasi: Palestinezët nuk do të largohen kurrë nga Gaza


Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Rripin e Gazës.

“Armiku ynë po e bën këtë me administratën amerikane dhe disa vende evropiane,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv, shkruan Al Jazeera.

“Populli i Gazës po qëndron në tokën e tij. Ata kurrë nuk do të largohen nga Gaza apo të ikin në Egjipt. Përshëndes popullin e Gazës që po përballet me makinerinë barbare sioniste. Ata janë të përkushtuar ndaj tokave të tyre.”, shtoi ai.

Ndërkaq, këtë të shtunë, Irani kërkoi që Izraeli të ndalojë sulmet e tij në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme nëse Hezbollahu i bashkohet betejës.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian u tha gazetarëve në Bejrut se grupi Hezbollah i Libanit ka marrë në konsideratë të gjithë skenarët e një lufte dhe Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Gaza./abcnews.al

Baby Boo