Izraeli njofton qytetarët e tij jashtë vendit: Largohuni sa më shpejt nga këto shtete


Izraeli u kërkoi qytetarëve të tij në Egjipt dhe Jordani që të largohen nga ato vende “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ky alarm vjen për shkak të “përkeqësimit të protestave anti-izraelite” për shkak të luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Një paralajmërim përkatës i nivelit 4, më i larti, është lëshuar tashmë për Turqinë, ndërsa rekomandimi për Marokun është rishikuar në nivelin 3, teksa autoritetet këshillojnë qytetarët izraelitë të mos e vizitojnë vendin

Baby Boo