Izraeli nis su*lmet me raketa në Liban: Jemi gati për çdo skenar


Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar më tej. Ushtria izraelite thotë se artileria e saj ka su*lmuar “një numër objektivash në territorin libanez”, në përgjigje të zj*arrit me raketa nga brenda vendit.

Ushtria e vendit ka shkruar në Twitter se është gati për çdo skenar në çdo front. Burime të sigurisë në Liban i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se katër raketa u lëshuan nga Seddiqine, një fshat afër qytetit bregdetar jugor të Tiros të Libanit.
Disa grupe militante veprojnë në Liban, përfshirë Hezbollahun i cili zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në vitin 2006.

Baby Boo