Izraeli evakuon një qytet pranë kufirit me Libanin


Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Kiryat Shmona, një qytet në veri të vendit afër kufirit me Libanin, njoftoi sot Ministria izraelite e Mbrojtjes. Kiryat Shmona ka më shumë se 20,000 banorë dhe është rreth dy kilometra larg vijës kufitare.

Ushtria libaneze tha sot se një gazetar u vra nga të shtënat në afërsi të kufirit me Izraelin. Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj shënjestruan infrastrukturën e Hezbollahut dhe goditën tre persona që u përpoqën të gjuanin raketa antitank në drejtim të Izraelit.

Sa i përket akuzës së ushtrisë libaneze për vrasjen e gazetarit, thonë se janë duke e hetuar rastin.

Hezbollahu konfirmoi se gjuajti me raketa pozicionet izraelite në fshatin Manara, të cilave izraelitët u përgjigjën me granatime.

Një zëdhënës i forcës paqeruajtëse të OKB-së në Liban, Andrea Tenenti, tha se një civil u vra në përleshje.

Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit u bënë pothuajse të përditshme pas 7 tetorit, kur grupi palestinez Hamas nisi një sulm në jug të Izraelit, duke e shtyrë ushtrinë izraelite të nisë një kundërofensivë në Gaza. Që nga ajo datë, 13 luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë në Libanin jugor, tha organizata, e cila përndryshe është aleate me Hamasin, i cili hyri në luftë me Izraelin në vitin 2006.

Sipas ushtrisë izraelite, dy raketa kundër blindave janë hedhur në drejtim të vendit të tyre nga Libani dhe kanë goditur fshatin Manara, por nuk ka pasur viktima.

Hezbollah thotë se është gati të hyjë në konflikt me Izraelin, ndërsa ministri i mbrojtjes i Izraelit tha pesë ditë më parë se vendi i tij nuk ka ndërmend të bëjë luftë në frontin verior ose të përkeqësojë situatën në kufirin me Libanin nëse Hezbollahu përmbahet nga sulmet.

Baby Boo