Izolohet motra medicinale nga Struga, dyshohet për COVID 19


Një motër medicinale nga Spitali i Strugës dyshohet se është infektuar me koronavirusin Covid-19.

Dyshimet fillestare janë se mund të jetë infektuar gjatë trasferimit të një pacienti të sëmurë me koronavirus nga Struga drejt Klinikës Infektive në Shkup, mëson in7 nga burime pranë Spitalit të Strugë.

Rezultate zyrtare ende nuk ka, megjithatë nga Spitali i Strugës thonë se i kanë marrë masat dhe e punësuara është izoluar tërësisht, ndërsa për hapat e mëtejshme do të vendoset pas pranimit të rezultateve.

Drejtori i Spitalit të Strugës, Muhamed Asani, për in7 theksoi se ende nuk ka asgjë zyrtare dhe se presin analizat zyrtare prej Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë masa adekuate pastaj.

Gjithashtu ai tha se nuk ka vend për panikë pasi gjithçka është nën kontroll dhe se mjekët nga spitali i Stugës janë në gjendje gadishmërie dhe të përgatitur që të përballen me këtë të keqe që e ka përfshirë të gjithë botën.

Përndryshe, në Strugë deri tani numërohen plotë 33 raste të të infektuarve me Covid-19. Shumica prej tyre janë nga fshati Labunisht./in7.tv/

Baby Boo