Izolohen 13 persona nga stafi mjekësor, patën kontakt me një të infektuar


Pas konfirmimit të dy rasteve të para në komunën e Kaçanikut, përveç familjarëve të të infektuarve janë izoluar edhe 13 punëtorë shëndetësor nga QKMF në këtë komunë, të cilët kanë pasur kontakt me njërin prej këtyre rasteve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna e Kaçanikut përmes një njoftimi, ku tutje thuhet se rastet e konfirmuara me Covid-19 janë nga fshati Runjevë dhe Rekë.

“Njëri nga të infektuarit ka pasur kontakte edhe me mjek në QKMF prandaj 13 punëtor janë vetë izoluar. Dy familjet e të infektuarve me virus janë vet izoluar si dhe një familje e cila ka kontaktuar me të infektuarin nga Runjeva, në lagjen Deda në Doganaj”, ka deklaruar Besim Ilazi, kreu i kësaj komune.

Edhe drejtori i QKMF në Kaçanik Sinan Zeneli tha se pas rezultateve kanë dal në teren dhe kanë kontaktuar familjarët e të prekurve dhe ju kanë kërkuar të vetë izolohen.

“Falënderojmë Policinë për asistim në të gjitha rastet” theksoi drejtori Zeneli, ndërsa shtoi se punëtoret shëndetësor të izoluar po ndjekin rekomandimet e nevojshme të vet izolimit.

Baby Boo