Izet Mexhiti planifikonte rrëzimin e Qeverisë (VIDEO)


Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut po merr formë dhe synim kryesor ka çështjet e integrimit të vendit në BE,një rrugë e vështirë gjithësesi me plot protagonist pro dhe kundër shkruan Tetovasot.

Ekzistojnë edhe forca regresive në vend të cilët për ambicje politike dhe personale por edhe nga ndikime të tjera që mundohen t’a ndalin këtë proces.

Fatkeqësisht në këtë lojë kanë hyrë edhe politikanë shqiptarë të cilët ditën janë me pushtetin ndërsa natën vihen në lëvizje kundër tij dhe po punonin në rrëzimin e qeverisë ,plane këto që u prishën nga hyrja e ASH që sforcon qeverinë me tetë deputetët e saj.
Në vijë të kësaj është edhe i ashtëquajturi Grupi i Zjarrit brenda BDI-së që me agjenda të tilla janë jashta rrugës së BE-së dhe dëmtojnë procesin e eurointegrimeve duke çuar pas shtetin dhe shqiptarët.Në një intervistë televizive Izet Mexhiti nga ky grup flet për kombinatorikat e qeverisë së re duke qenë kundër hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në këtë qeveri që e forcon atë.Mexhiti në intervistë thotë se po të mos hynte Aleanca,shumica ka 64 deputetë.
“Unë jam vet i treti por jam në bisedime me të katërtin,të pestin dhe do e kishim zgjedhur problemin në seancat e Parlamentit për t’a ndryshuar ekzekutivin” u shpreh Mexhiti/TS

Baby Boo