Ivanovska: I domosdoshëm ligji për origjinën e pronës


Është i domosdoshëm ligji për origjinën e pronës, i cili do të kërkojë informata nga secili qytetar për të dëshmuar se nga vjen prona e tij, mbi çfarë baza e ka fituar, nëse është trashëgimi, nëse e ka blerë atë ose nëse dikush ia ka dhuruar, ose edhe mbi baza të tjera. Këshilli i Evropës na mbështet, na siguroi një konsulent me të cilin do të fillojmë procesin e përgatitjes së këtij ligji, ai është ligji numër një i nevojshëm në vend, tha në konferencën e sotme për shtyp Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

Lidhur me veturën e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, Ivanovska tha se ai do të paraqitet në Policinë Financiare nëse ai ka treguar listë anketuese joreale.
“Nëse gjejmë diferencë midis pasurisë së treguar dhe të ardhurave mujore që i ka, i tillë është ligji ynë, atëherë ne shkojmë një hap më tej për të shqyrtuar pronën dhe më pas përfshihen institucionet e tjera, siç është Policia Financiare. Ata kanë metoda speciale të hulumtimit dhe ata do ta vërtetojnë atë”, tha Ivanovska.

Baby Boo