Ivanova: Bllokimin e xhirollogarisë e kuptova kur shkova të paguaj tatimin


Vera Ivanova, pronare e “Diamed Maqedoni” tha se iu janë bllokuar dy xhirollogaritë bankare, një të saje private në “Tutunska banka” dhe e dyta në të huajën, e cila menxhohet në emrin e personit juridik në Monako. Ivanova pohon se asnjë institucion nuk e ka njoftuar përse llogaritë janë bllokuar, por e këtë e kanë zbuluar kur ajo shkoi për të paguar tatimin.

“Diamed Maqedoni”, në fillim të muajit u shit kompanisë suedeze “Dijaverum”, por e gjithë kjo plasi kur Prokuroria Themelore Publikek për krim të organizuar dhe korrupsionit kërkoi ndërprerjen e transaksioneve financiare në llogaritë në Monako, njofton “Tv Nova”.

“Është bllokuar llogaria ime personale në “Tutunska banka” dhe llogaria e huaj e cila menaxhohet në emër të personit juridik, për të cilën deri më tani askush smë ka njoftuar mua. Bllokimin e xhirollogarisë e kuptova vetëm kur shkova për të paguar tatimin mbi shitjen e kompanisë Dijaverum”, tha roman Ivanova.

Katër ditë më parë Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha se është formuar lënda, ndërsa prokurori publik kompetent erdhi në dijeni se personi juridik, koncesionari i qendrave të dializës është shitur, dhe fondet e një sasi të konsiderueshme janë transferuar në llogaritë në Monako.
Baby Boo