IVANOV: ZGJIDHJA QË DO TË PËRMBAJË ERGA OMNES, I PAPRANUESHËM


Zgjidhja e çështjes së emrit që do të përmbaj erga omnes, nuk do të jetë e pranueshme për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, kanë njoftuar nga kabineti i presidentit.

“Qëndrimi i Presidentit Ivanov është principiel, njëherit edhe konsiztent me qëndrimet e të gjithë presidenteve të deritanishëm të Maqedonisë. Ky qëndrim është se presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për emrin për përdorim të përgjithshëm ose erga omens”, kanë thënë nga kabineti i presidentit.

Nga kabineti i presidentit kanë informuar se Ivanov nesër do të realizoj takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Baby Boo