Ivanov: Turqia në mënyrë principiele përdor emrin tonë kushtetues!


Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov ka marrë pjesë në Forumin global për lidership që po mbahet në Stamboll, nga atje Ivanov tha se në vend se të konstatojmë problem, duhet të ofrojmë zgjidhje kreative.

Lidhur me rendin e ri botëror Ivanov ka dhënë disa propozime që sipas tij do të përmirësohej rendi botëror, ndërsa lidhur me Maqedoninë ka thënë se shtatë vite pret që ta respektohet vendimi i Hagës i vitit 2011 lidhur me bllokadën greke për në NATO.

“Një nga anëtarët e rralla të NATO-s, që respekton vendimin e Hagës është Turqia, e cila gjithnjë në mënyrë principiele përdor emrin tonë kushtetues. Dhe për këtë jemi shumë mirënjohës” ka thënë kryetari Ivanov.

Baby Boo