Ivanov nga OKB-ja: Bojkotoni referendumin


Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov bëri thirrje sot nga selia e OKB-së qytetarëve që të mos votojnë gjatë referendumit të dielën mbi ndryshimin e emrit, që ai e cilëson si “vetvrasje historike”.

“Si qytetar, kam marr vendimin, që më 30 shtator, të mos shkoj të votoj”, deklaroi ai gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Dhe jam i bindur që ju, qytetarët tanë, do të merrni gjithashtu këtë vendim të mençur”, shtoi ai.

Baby Boo