Ivanov në Turqi gjashtë herë këtë vit, pse e viziton kaq shpesh këtë vend?


Këtë vit, Presidenti Gjorge Ivanov, në raste të ndryshme, vizitoi Turqinë gjashtë herë. Sipas asaj që është publikuar në faqen e tij zyrtare në internet, ai u takua edhe me kolegë nga Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe disa vende të tjera dhe kontakte të shpeshta pati edhe me Mbretin Abdullah të Jordanisë.

Presidenti Gjorge Ivanov po viziton këto ditë Turqinë. Kjo është vizita e tij e gjashtë në këtë vend në vitin 2018, kryesuar nga Rexhep Tajip Erdogan. Ivanov në Turqi ishte në shkurt, prill, maj, korrik, tetor dhe tani në nëntor.

Është e çuditshme se pse bëhen vizita të tilla të shpeshta në një vend, por komentet që janë arsyeja për to mund të jenë vetëm spekulime, thotë Mitko Gaxhovski, politikolog nga Fakulteti i Shkencave Sociale.

“Me të vërtetë, gjashtë vizita në një periudhë njëvjeçare janë shumë, dhe unë nuk e di se cili është qëllimi për të vizituar të njëjtin vend me një intensitet kaq të lartë”, thotë Gaxhovski.

Ivanov në Turqi shkon për një sërë arsyesh. Tani është në Samitin e nëntë të Bosforit, mbajtur në Stamboll. Ishte në të njëjtin qytet pothuajse një muaj më parë, në ceremoninë e hapjes së aeroportit të ri. Më parë këtë verë, ai udhëtoi për në Turqi për inaugurimin e Presidentit turk Erdogan. Dhe shefi shtetit në pranverë ishte në të njëjtin vend – në Stamboll mori pjesë në një veprimtari biznesi në prill, dhe pastaj në maj shkoi në një qytet tjetër turk të Sivas, për të marrë doktoratën e nderit. Presidenti maqedonas filloi vitin me vizita në Turqi, në shkurt ai u takua me Presidentin Erdogan.

Dy vitet e mëparshme, 2017 dhe 2016, nëse merren të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, ai shkoi në të njëjtin vend shumë rralë, vitin e kaluar dy, në 20016-tën një herë.

Takim me kolegët nga Polonia dhe Çekia

Nga shqyrtimi i vizitave dhe takimeve jashtë vendit në tre vitet e fundit të mandatit të tij, mund të përfitohet një fotografi e aktiviteteve të politikës së jashtme të presidentit. Përveç largimit të ngjarjeve ceremoniale siç ishte ajo e fundit, kur ishte në Paris duke shënuar njëqind vjet që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, apo forume dhe procese që ftonin të gjitha vendet e rajonit, Ivanovi nga homologët e tij evropian u pa me ata nga rajoni, dhe nga ato më të largëta me udhëheqësit e Republikës Çeke, Polonisë, Moldavisë dhe Azerbajxhanit.

“Ne do të kemi interes nëse Presidenti është një mysafir shumë më i shpeshtë në Bruksel, Uashington apo Berlin. Unë mendoj se këto takime po realizohen me siguri sepse këta burr-shtetas të vetmit janë që e ftojnë Presidentin Ivanov në mbledhjet e tyre”, thotë Gaxhovski.

Më parë gjatë muajit, ai vizitoi presidentin çek Milos Zeman. Verës gjithashtu shkoi në Moldavi dhe po atë muaj ai vizitoi Sllovakinë, në kuadër të manifestimeve Ditët e Shën Cirilit dhe Metodit. Këtë vit, Presidenti maqedonas ishte gjithashtu në Shtetet e Bashkuara në Asamblenë Vjetore të Kombeve të Bashkuara dhe në Azerbajxhan, në forumin global në Baku, ku ai është një vizitor i rregullt. Në tre vitet e fundit ai u takua gjithashtu me Presidentin e Polonisë, dhe pati takimet me njerëzit e parë të Jordanisë dhe Egjiptit.

Një herë në vit me mbetin e Jordanisë

Presidenti ishte në Jordani këtë muaj dhe atje ai u takua me mbretin jordanez Abdullah II. Ai u takua me të edhe vitin e kaluar në muajin maj dhe pas atij takimi arriti në përfundimin se Maqedonia dhe Jordania kanë bërë përparim në sferën e inteligjencës dhe shkëmbimit të informacionit. Ivanov u takua me Abdullah II në 2016, kur vlerësoi se marrëdhëniet miqësore duhet të përsëriten si në ekonomi ashtu edhe në siguri.

Ai u takua dy herë me kolegun e tij nga Egjipti, dhe ngjashëm me Jordanin, tema ishte çështje sigurie. Në fillim të vitit 2017, Ivanovi u takua në Kajro me Presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fatah Al-Sisi, me të cilin diskutoi bashkëpunimin e ngritur ndërmjet shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë. Ishte atje në mars të 2016-tës.

Nuk i dimë temat e saktë të bisedës, por është mirë që të diskutohen çështjet e sigurisë me të gjithë, thotë Zlate Dimovski, profesor i inteligjencës, terrorizmit dhe kriminologjisë në Universitetin e Shën Klementit të Ohrit.

“Por ajo që mund të jetë temë e një bisede me këto dy vende do të ishte e ashtuquajtura fenomen i luftëtarëve të huaj. Shkëmbimi i informacionit me vendet që janë shumë më afër të ashtuquajturave pikat e nxehta që ata shkojnë mund të na ndihmojnë me identifikimin e tyre në mënyrë që të marrin masat e ardhshme në rast se kthehen në Maqedoni”, thotë Dimovski.

Gjatë tre viteve të fundit, Presidenti maqedonas ka disa vizita të tjera të rëndësishme jashtë vendit, siç është ajo e Federatës Ruse. Në maj 2017, ai u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin. Në atë kohë, dy politikanët, siç u njoftua, diskutuan situatën në Maqedoni dhe rajon, bashkëpunimin ekonomik dhe kishën.

Në 20 mars të vitit të kaluar, presidenti ishte në Hungari. Atje ai u prit nga presidenti hungarez Janos Ader, të cilin Ivanov e falënderoi publikisht për nismën e tij për të hedhur poshtë të ashtuquajturën platformë e Tiranës. Përveç këtyre vendeve, Presidenti Ivanov në këto vitet e fundit ishte gjithashtu në Brazil në hapjen e Ambasadës Maqedonase dhe në disa vende të tjera. FLAKA

Baby Boo