Ivanov në OKB u prezantua si President i ish Republikës së Maqedonisë


Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, dje ka marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara që është mbajtur në New York.

Ai ka mbajtur fjalim para presidentëve të vendeve anëtare të OKB-së, por ajo që është vërejtur nga disa media është prezantimi i tij.

Ivanov para se të merr fjalën nga kryesuesi i mbledhjes është prezantuar si presidenti i ish-Republikës së Maqedonisë dhe jo i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ose FYROM (IRJM) referencë me të cilën Maqedonia njihet ndërkombëtarisht.

Gjorge Ivanov për këtë gabim të zyrtarëve të OKB-së nuk ka reaguar, ndërsa në fjalimin e tij ai foli edhe për referendumin e 30 shtatorit dhe marrëveshjen me Greqinë.

Ai tha se marrëveshja e arritur mes Shkupit dhe Athinës nuk duhet të merret si alibi për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa shtoi se ai nuk do të votojë në referendum./Pacensure

Baby Boo