Ivanov: Maqedonia nuk ka çështje të hapura territoriale dhe kufitare


Pas takimit të liderëve të vendeve anëtare të Procesit Bërdo-Brioni, i cili këtë vit mbahet në Shkup, mikpritësi i kësaj iniciative, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i bëri thirrje BE-së që të mundësojë paralelisht të zhvillohen bisedimet për anëtarësim dhe tejkalim të ndryshimeve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjatë fjalës së rastit në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup në kuadër të samitit Bërdo-Brioni, Ivanov tha se fokusi i takimit të sotëm ishte në lidhshmërinë e rajonit, gjë e cila sipas tij, do të vlerësojë se rajoni ynë do të llogaritet si rajon i zhvilluar. Ai shtoi se rajoni ka tre gjëra që e lidhin, edhe atë lidhja ekonomike, lidhja e sigurisë, si dhe kërcënimet e tilla si emigrimi ilegal, rrjetet kriminale dhe luftëtarët e huaj të kthyer dhe terroristët, të cilat duhet të luftohen bashkërisht.

“Presim që BE-ja të mos na jep premtime të zbrazëta, sepse anëtarësimi në BE nuk është ideal i zbrazur i yni. Si rajon kemi detyrë të sigurojmë qeverisje të mirë përmes sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave fundamentale të njeriut dhe lirive”, tha Ivanov.

Ivanov theksoi se çështjet kufitare dhe çështjet e identitetit kanë natyrë të ndryshme, ndërsa me atë paraqiten edhe pasoja të ndryshme.

“Maqedonia nuk ka çështje të hapura territoriale dhe kufitare, prandaj me të drejtë pret fleksibilitet më të madh nga Unioni. Qëllimet kryesore të Maqedonisë janë anëtarësimi në NATO dhe BE, por gjatë kohë politika e zgjerimit dështoi në rastin me Maqedoninë, jo për shkak të principeve dhe kritereve të BE-së, por për shkak të mos respektimit të atyre principeve dhe kritereve të një vendi anëtar”, deklaroi Ivanov.

Baby Boo