Ivanonv propozon Anita Angellovska-Bezhoska për guvernator të ri të Bankës Popullore


Pasi Dimitar Bogov e tërhoqi kandidaturën për guvernator, kryetari i shtetit Ivanov ka propozuar zëvendës guvernatoren Anita Angellovska- Bezhoska për guvernator të ri të Bankës Popullore dhe këtë propozim e ia ka dorëzuar Kuvendit, kanë konfirmuar për MIA-n nga kabineti i presidentit Ivanov, përcjell Portalb.mk.

Kryetari Ivanov, vlerëson se zëvendës guvernatorja aktuale, Anita Angelovska-Bezhoska, e cila vjen nga radhët e profesionistëve dhe strukturave udhëheqëse të Bankës Popullore dhe është zgjidhja e duhur për pozitën e guvernatorit, me çka do të vazhdonte kontinuiteti i punës pozitive dhe të suksesshme në udhëheqjen e politikës monetare.

Angellovska-Bezhoska për 8 vite është në funksionin e zëvendës guvernatorit në bankën Popullore në sektorin e politikës monetare, hulumtimit dhe statistikave. Ajo ishte rizgjedhur për zëvendës guvaernatore me propozim të Bogovit, më 20 shtator të viti 2017 në Kuvend.

Baby Boo