Ivanka Trump ‘ua ndaloi që të përdorin shtatë tualetet e rezidencës së saj’ – truprojet u detyruan të udhëtonin një milje larg për të urinuar

?????????????????????????????????????????

Vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka, ua ka ndaluar truprojave të saj të Shërbimit Sekret të përdorin tualetet në rezidencën e saj në Uashington DC.
Madje, siç pretendohet, ata janë detyruar të udhëtojnë rreth një milje për të kryer nevojën e tyre fiziologjike.
E ashtuquajtura “Vajza e Parë” dyshohet se personalisht refuzoi të ofrojë “lehtësira” në rezidencën e saj – me gjashtë dhoma të gjumit dhe shtatë banjo – në Kalorama të Uashington DC dhe thuhet se nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë.

Kjo, siç pretendojnë mediat më tej, i detyroi disa agjentë të vozisnin një milje për në kompleksin e zëvendëspresidentit Mike Pence në Observatorin Detar të SHBA-së, në të cilat objekte ata ishin “të mirëpritur” për t’i shfrytëzuar.

Mediat kanë raportuar për “sagën e tualetit”, e cila supozohet se përfundoi vetëm me marrjen me qira të një studioje të financuar nga taksapaguesit – 3,000 dollarë në muaj – komplet me banjë – afër shtëpisë së marrë me qira të Ivanka.
Drama thuhet se filloi menjëherë pasi Ivanka, burri i saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre u zhvendosën nga New York në DC në fillim të vitit 2017 për të punuar për administratën e Presidentit Trump.

Baby Boo