Iu vd*es babai në Infektiv, dy vajzat plasin bo*mbën: E lanë në karrige, mos i sillni prindërit këtu (VIDEO)


Dy vajzat e një pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv kanë bërë një deklaratë tronditëse për gazetaren e Fax News Fjona Çela ku shprehen se të atit të tyre i ka munguar shërbimi bazë mjekësor.

Vajzat shprehen me zë dhe me figurë se u janë kërkuar para që babanë ta nxirrnin nga Infektivi në mënyrë që ta çonin në një spital jashtë vendit. Vajzat e Rifat Lalos shprehen se kanë prova që vërtetojnë se babait të tyre nuk i janë bërë as skaner dhe asnjë trajtim mjekësor.

Vajzat tregojnë se babai i tyre është lënë të presë për tre orë në një ambulancë, derisa më pas e kanë futur brenda spitalit ku është lënë pranë derës dhe dëshmonte vetë se kishte ftohtë. Gjendja e tij është përkeqësuar brenda orësh dhe mbrëmjen e djeshme atyre u është dhënë lajmi se ai kishte ndërruar jetë. Dy vajzat në gjendje të rënduar emocionale bëjnë thirrje që askush të mos shkojë dhe të trajtohet në spitalet publike Covid, pasi sipas tyre nuk ekziston asnjë lloj shërbimi.

Lalo është vëllai i figurës së njohur të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë Vili Minarolli. Lalo mbante mbiemër të ndryshëm pasi ai ishte rritur nga halla e tij ndërkohë që ishte një intelektual aktiv në jetën publike të Tiranës.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR36NXSRLVDgPNUwNuFhCXpoiGbYnAuGGXakcaWEESWa6MDhzHo2zCrpf6Q&v=sR7x_Ui0kHU&feature=youtu.be

Baby Boo