Iu pamundësua takimi me vajzën e sëmurë, Merita Maksuti kontaktohet nga Ambasada e Austrisë në Shkup


Ambasada e Austrisë në Shkup ka ftuar Merita Hoxha-Maksutin për të shikuar mundësitë e dhënies së një vize për në Austri, në mënyrë që të takohet me vajzën e saj e cila është e shtrirë në një nga spitalet e këtij shteti.
Lajmin e ka barë të ditur këngëtari Labinot Tahiri. Atij i ka ardh sot një mesazh nga një familjarë e gruas, i cili ka treguar se ajo është ftuar nga ambasada.

Merita Hoxha-Maksuti përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook ka treguar dje se i është mohuar e drejta që të shkoj ta shohë vajzën e saj e cila është e shtrirë në një spital në Austri për shkak të diagnostikimit me një sëmundje të rëndë.

Ajo ka treguar se Ambasada e Austrisë në Shkup ia ka pamundësuar bashkimin me vajzën e saj e cila sipas saj është duke i kaluar momentet më të vështira të jetës pa të.
Hoxha-Maksuti është ka thënë se Ambasada e Austrisë në Shkup nuk i ka dhënë asnjë shpjegim se pse nuk i është lëshuar viza.
Pas publikimit të shkrimit të saj, ajo ka marrë përkrahje të madhe të qytetarëve, të cilët e kanë shpërndarë shkrimin e saj, e përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar sqarime nga Ambasada e Austrisë në Shkup.

Baby Boo