Iu deshën plot 13 orë, këngëtari i njohur realizon tatuazhin gjigand


Vokalisti i grupit Maroon 5, Adam Levine ka realizuar një tatuazh të ri të pazakontë, që mbulon të gjithë këmbën.
Përmes një video, ku shfaqet duke bërë tatuazhin, ai ka zbuluar se iu deshën 13 orë për t’u përfunduar.

Në një postim në Instagramin e tij, artisti i tatuazheve Canales ka deklaruar se Levine ishte “një luftëtar i vërtetë”.
“Tatuazhet me kalimin e kohës marrin një trajtë të çuditshme historie apo busulle. Ato gjithmonë më kujtojnë këtë udhëtim të gjatë, të çuditshëm dhe të mrekullueshëm që ka qenë jeta”.

Baby Boo