Italia prej sot u mbyll portën emigrantëve


Qeveria italiane është kompakte ndaj vendimit të marrë nga Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini për t’i mbyllur portet fluksit të emigrantëve klandestinë që çdo ditë zbarkojnë në brigjet italiane.

“Që sot Italia do t’i thotë jo trafikut të qënieve njerëzore. I thotë Jo biznesit të emigracionit klandestin e objektivi im është t’i garantoj një jetë të qetë të rinjve në Afrikë por dhe fëmijve tanë në Itali”, shkruan Matteo Salvini.

Vendimi i marrë nga numri një i Ministrisë së Brendshme italiane është në linjë të plotë me programin e qeverisë së re italiane por dhe me premtimet që Matteo Salvini si lideri i partisë Lidhja ka bërë gjatë fushtatës elektorale.

Mbyllja e porteve italiane ndaj zbarkimeve të emigrantëve klandestinë që çdo ditë kapërcejnë Mesdheun bëhet operativ pas qëndrimit në këto ujëra të anijes humanitare Aquarius, që gjatë orëve të fundit ka shpëtuar në det 629 emigrantë nga Afrika që presin të zbarkojnë në një nga portet europiane.

Por Minsitri i Brendshëm italian informon se mëngjesin e sotëm një tjetër anije humanitare Sea Wahtch 3 me flamur gjerman ka shpëtuar qindra emigrantë në brigjet libiane e po lundron në Mesdhe në pritje të zbarkimit të tyre në një port europian.

“Në Mesdhe , shkruan Salvini, duke akuzuar vendet anëtare të BE, lundrojnë anije me flamur të Holandës, të Spanjës, të Gjibilterrës, të Britanisë së Madhe, ka organizata humanitare gjermane e spanjolle, është Malta që nuk mikpret asnjë emigrant, është Franca që ka mbyllur kufijtë, është Spanja që i mbron kufijtë e saj me armë.”

Gjatë orëve të fundit, Ministri i Brendshëm i ka nisur një letër autoriteteve malteze duke i kërkuar të mirëprese anijen Aquarius me 629 emigrantë si porti më i afërt për të.”

Por Ambasadorja malteze në Romë, Vanessa Fraizer, i përgjigjet Ministrit të Brendshëm italian me një intervistë mediatike në “The Post Internazionale” ku thekson se operacioni SAR (search ande rescue) është kryer në ujërat libiane e koordinuar nga qëndra RCC e Romës, fakt që përjashton zbarkimin e tyre në Maltë.

Për kreun e misionit diplomatik maltez në Romë, ndalimi i zbarkimit të 629 emirantëve në Maltë është një çështje principi, një betejë e vërtetë principesh, pasi Malta nuk është kundër mikpritjes së emigrantëve, por është gjithmonë për respektimin e rregullave.”

Ndërkohë anija Aquarius me 629 emigrantë, 123 prej të cilëve minorenë të pashoqëruar, 7 gra shtatëzëna e 11 fëmijë, si dhe anija Sea Wathc 3 me qindra emigrantë të tjerë lundrojnë prej orësh në Mesdhe në pritje të një porti europian që t’i mirëpresë.

Baby Boo