Italia merr vendim: Teste falas për të gjithë shqiptarët që hyjnë në ketë vend


Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton dekretin e fundit të shtetit italian, sipas të cilit, të gjithë shqiptarëve që do të udhëtojnë drejt Italisë do iu bëhet tamponi falas në aeroporte nga autoritetet italiane. Ndërkohë, të gjithë qytetarët e Maltës Spanjës Greqisë dhe Kroacisë duhet të bëjnë testin e koronavirusit nëse do të udhëtojnë drejt Italisë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
‼️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisur nga vendimet e vendeve të ndryshme lidhur me kufizimet në regjimin e lëvizjeve të udhëtarëve njofton se sipas Dekretit të fundit, datë 12 gusht 2020 të shtetit italian lidhur me hyrjen në territorin e Italisë nevojitet paraqitja e testit me rezultat negativ për Covid-19 për qytetarët e Maltës Spanjës Greqisë dhe Kroacisë vendimi është këtu: : http://www.salute.gov.it/portale/homeMobile.jsp.

Momentalisht, për qytetarët të cilët nuk e kanë detyrim sipas Dekretit që të paraqesin testin, autoritetet italiane kanë marrë masa që këtyre pasagjerëve t’u kryhet tamponi (falas) në momentin e mbërritjes në aeroport në mënyrë që të vijojnë më tej drejt destinacionit të tyre. Kjo masë është marrë për shtetet që nuk janë të përfshirë në Dekret, me qëllim mospërhapjen e virusit Covid-19 në Itali.

Sikurse ndodhi edhe me udhëtarët që mbërritën në aeroportin e Perugia-s me fluturimin e sotëm nga Shqipëria, ora 14:00 ekipet mjekesore italiane të vendosura në aeroport u kryen pasagjerëve tamponin falas, si dhe procedurat e tjera përfshirë deklarimin e të dhënave personale në një formular të posaçëm. Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit.

Me qëllim parandalimin e situatave problematike në regjimin e lëvizjeve të udhëtarëve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ju fton që të ndiqni informacion të përditësuar mbi lëvizjen jashtë vendit. Klikoni në web-in zyrtar https://bit.ly/2E2s3MZ si dhe shfletoni rubrikën COVID -19. Në këtë hapësirë, mund të aksesoni informacionin për shtetin ku doni të lëvizni kriteret përkatëse dhe procedurat e ligjshme që duhen plotësuar nga ana juaj për të realizuar kalimin në shtetin tjetër. ‼️Lutemi në mirëkuptimin e çdo qytetari, që udhëtimet të ndërmerren vetëm për arsye madhore dhe të shmangen udhëtimet që nuk janë të domosdoshme./tch

Baby Boo