Italia goditet nga disa tërmete


Disa tërmete kanë goditur Italinë paraditen e sotme. Lëkundjet sizmike ishin me epiqendër në rajonin e Emilia, në një thellësi prej 10-14 kilometra nën tokë. Tërmeti i parë u regjistrua në orën 09:32 me magnitudë 3.6.
Katër minuta më vonë, u shënua një mikrotërmet me magnitudë 2. Një minutë më vonë, nëntoka italiane u godit nga një tërmet i tretë me intensitet 2.9 ballë. Në të tre rastet, epiqendrat ishin në zonën e Pievepelago. Nga lëkundjet sizmike nuk ka persona të lënduar.

Baby Boo