Itali, vetëm 300 raste të reja me koronavirus – numri më i ulët që nga shkurti

Sot në Itali u regjistruan vetëm 300 raste të reja me COVID-19, numri më i ulët që nga 29 shkurti, shkruan gazeta italiane “La Stampa”.

Baby Boo

Numri i viktimave u rrit nga 50 në 92, por dje nuk u llogarit shifra nga Lombardia, që sot shënon vetëm 34 viktima, ndërsa të shtunën regjistroi 56.

Në repartet e pacientëve me COVID-19 u liruan 428 shtretër dhe 12 në njësitë e kujdesit intensiv.

Pesë rajone dhe provinca autonome u shpallën pa raste me COVID-19, Bolzano, Umbria, Kalabria, Molize dhe Basilikata.

Një ditë tjetër pa raste të reja me COVID-19 është konstatuar në Tirolin e Jugut.

Numri i të viktimave mbetet gjithashtu i pandryshuar në 291, nga të cilët 174 humbën jetën në spitale dhe 117 në shtëpi të moshuarve.