Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori


Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor.

Në xhiron e parë të Serie-A, qeveria lejoi nga 1000 tifozë nëpër stadiume dhe tani ministri njofton se do të fillojnë të lejojnë rritjet e numrit duke filluar nga muaji i ardhshëm.

“Për momentin nuk mund të shkojmë me mbi 1000 tifozë brenda stadiumit”, deklaroi fillimisht Spadafora.

“Por, duke filluar nga 8 tetori, ne do të shohim mundësinë e hapjes më të madhe të stadiumeve për tifozë. Do të bashkëpunojmë me institucionet tjera relevante për t’i shikuar të gjitha aspektet e nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin e askujt. Derisa shtetet e tjera po përballen me një numër të madh të infektuarve, ne nuk duam që të bëjmë hapa të ngutshëm në këtë drejtim”, sqaroi në fund Spadafora.

Baby Boo