Itali; Shqiptarja theret për vdekje nga bashkëshorti i saj maroken, përpara syve të femijes 5 vjeç


Një 34 vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë me thikë në makinën e saj në Seregno (Itali), të mërkurën mbasdite nga bashkëshorti i saj marokin 35 vjeçar.

Pas aktit makabër të kryer në sytë e femijes së tyre 5 vjeçar, 35 vjeçari është paraqitur vullnetarisht pranë komisariatit të policisë,me duart e gjakosura ende dhe ka rrefyer krimin e kryer në dëm të bashkëshortes së tij shqiptare.

Sipas verifikimeve të bëra përveç femijes së tyrë 5 vjeçar, gjatë aktit makabër ka qenë e pranishme edhe një shoqe e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16 në rrugën Romagnosi, Seregno. Policia e sapo mberritur ka gjetur 34 vjeçaren shqiptare në makinën e saj tip Chevrolet matiz ,në gjendje të rëndë dhe djalin bashkë me shoqën e viktimës të terrorizuar. Me gjithë përpjekjet e bëra nga ekipi mjeksor i spitalit San Gerardo i Monzas , fatkeqësisht 34 vjeçarja ka ndërruar jetë pak orë pas mbërritjes në spital,shkaku i plagëve të marrura.

Çifti kishte kohë që kishin debate dhe që dy muaj nuk jetonin më bashkë.

Baby Boo