Itali: Kapet shqiptari, ishte bashkëpunëtor i serbit të tmerrshëm, Igor Rusi


Policia italiane e komunës Berra në provincën e Ferrarës ka vënë në pranga kosovarin Afrim Bejzaku i konsideruar si bashkëpunëtor e anëtar i grupit të të tmerrshmit “Igor Rusi”, serbi i njohur me emrat Igor Vaclavic apo Norbert Feher , e aktualisht i burgosur në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve, percjell Fakte.

Afrim Bejzaku 37 vjec i lindur në ish Jugosllavi, e me precedent penal është dënuar nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në të shkuarën në territorin e rajonit të Venetos.

Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me ngjarjet e kryera nga “Igor Rusi” por hetimet vërtetojnë se ai ka qënë pjesë e “bandës Pajdek”, këtij grupimi  i specializuar në grabitje e ku bënte pjesë dhe “Igor Rusi” në periudhën para se të kryente ekzekutimet.

Igor Vaclavic, u kap në Spanjë më dhjetor të 2017 pas disa muajsh i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është autori i ekzekutimit të dy personave në Itali gjatë grabitjeve me armë si dhe të 3 personave në Spanjë, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.

Baby Boo