Itali, ja sa mjekë kanë humbur jetën nga Covid-19


”Ata nuk ia arritën”, mësohet nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut (FNOMCEO), që publikon e emrat e mjekëve që humbën jetën dhe që janë Gaetana Trimarchi, mjeke roje në Val di Fassa; Norman Jones, kardiolog nga Seregno (Como) dhe Roberto Mileti, gjinekolog nga Roma.

Totali i bluzave të bardha që kanë humbur jetën shkon kështu në 66.

”Me më shumë se 105 mijë të infektuar, mbi 77 mijë italianë ende pozitivë dhe pothuajse 12 500 të vdekur, Italia arriti kulmin e infeksionit për koronavirusin”, deklaroi ndërkohë kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli.

”Por, ky kulm është një rrafshnaltë malore, përpara se të filloni të shikoni zbritjen”, theksoi ai.

”Situata në territoret veriore mbetet më dramatike, por jugu është akoma në rrezik, dhe askush nuk mund dhe duhet të mendojë se mund të largojë vëmendjen”, tha Borrelli.

Baby Boo