Itali: Inaugurohet ura e re në Gjenovë, pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra vik*tima


Zyrtarët në qytetin italian, Gjenova, janë duke inauguruar një urë të re, në vendin ku kishte ndodhur një incident tragjik dy vite më parë. Si pasojë e rrëzimit të urës atje kishin vd*ekur 43 persona.

Ky rast pati vënë në pah neglizhencën që i është bërë infrastrukturës dhe koncesioneve të dyshimta në një prej vendeve më të pasura në botë. Presidenti Sergio Mattarella ka qenë pjesë e ceremonisë së 3 gushtit.

Zyrtarët ishte planifikuar që të lexonin emrat e vik*timave përgjatë ceremonisë mirëpo familjarët e tyre kanë kundërshtuar duke thënë se një gjë e tillë rrezikon kthimin e tragjedisë në “karnaval’. Ura do të hapet për qarkullim më 4 ose 5 gusht.

Ideatori i saj Renzo Piano është i njohur për krijimet si Qendra Georges Pompidou në Paris dhe rrokaqielli The Shard në Londër. Ai e ka cilësuar strukturën e re si “fëmijë të lindur në tragjedi”.

Autostrade kompania që udhëheq pothuajse gjysmën e rrjetit të austradave në Itali është akuzuar për neglizhim të mirëmbajtjes dhe raporte të falsifikuara të sigurisë për urën e rrëzuar Morandi. Hetimet rreth rrëzimit të saj pritet të bëhen publike më vonë gjatë këtij viti.

Baby Boo