Itali: Del dokumentari tronditës për mafian shqiptare


Është publikuar mbrëmjen e së martës në Itali në kanalin Tv Nove dokumentari i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare.

Ai e përshkruan mafien shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”, percjell Fakte.

Ai thotë se ishin fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t’u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.

“Lobi shqiptar është i mbyllur – thotë ai – dhe prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”. Më poshtë është një pjesë nga dokumentari kur një nga trafikantët pret në brigjet italiane ngarkesën e 5 kg kokainë me skaf nga Shqipëria.

Më poshtë një tjetër video që tregon një person që falsifikon dokumenta për shqiptarët gjë që i jep mijëra euro në vit.

“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në dokumentar.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

Baby Boo