Itali/ Bie ndjeshëm numri i të vdekurve nga koronavirusi, 542 viktima në 24 orët e fundit


Italia ka raportuar 542 vdekje lidhur me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 17,669.

Gjithashtu janë raportuar edhe 3,836 raste të reja, duke çuar numrin e të prekurve në mbi 145 mijë.

Ndërkohë, deri më tani janë raportuar edhe 26491 të shëruar, derisa 3693 janë në gjendje kritike, bëjnë të ditur autoritetet italiane.

Italia ka filluar të pësojë ulje të rasteve të reja dhe vdekjeve ditëve të fundit. 

Baby Boo