Istrefi: Akuzohem për terrorizëm, por unë ju rrëfej të vërtetën time!


Burim Istrefi nga Gjykata Themelore e Kosovës akuzohet për terrorizëm, ai pretendon se nuk ka provat e mjaftueshme për të marrë vendimin e ndëshkimit të tij, i njëjti pretendon se është i pafajshëm dhe ndëshkimit të tij për vepra terroriste është si rezultat se i njëjti i përket besimit Islam. Më poshtë keni shkrimin e tij që e ka dërguar për Pa Censurë:

Unë Burim Istrefi i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra që ndërlidhen me “terrorizimin”,fjalën time përfundimtare, dhe të vetme, në tërë këtë proces gjyqësor, do ta paraqes duke mos dashur të bëhem as avokat i rastit, për të cilin jam arrestuar, e as i përsonave të bashkëarrestuar, sepse është e padrejt të flas për dikë për të cilin për herë të parë e kam njohur në këtë sallë të gjyqit. Thjeshtë dua të flas për pjesën në të ciilen mua përsonalisht më ngarkon Prokuroria, dhe për atë pjesë ku jam i bashkëakuzuar me disa nga përsonat tjerë.

Ishte data 04. Nëntor.2016 ora 21:00, kur Policia e Kosovës, i’a kishte mësyrë shtëpisë time më qëllimin e arrestimit tim, nënë dyshimin për përgatitje të veprave terroriste.
Këtij arrestimi i kishte paraprirë një hetim dy (2) ditorë, ku më datën 02.Nëntor.2016 Prokuroria e Shtetit kishte lëshuar aktëvendim për hetim kundër meje, dhe për vetëm dy ditë njësitet e vëzhgimit kishin konstatuar se qenkam person i rrezikshëm dhe i cili duhej arrestuar, duke mos pasur njohuri as për gjërat më elementare për mua. Krejt çfarë dinin për mua, ishte ajo që e dinin se i përkas bësimit Islam dhe se jam praktikues i Fesë Islame dhe kjo ju mjaftoj atyre që unë të arrestohem, sepse në fakt ky edhe është kushti i parë që duhet plotësuar një përson, për tu arrestuar për terrorizem islamik.

Gjatë qëndrimit tim gjashtë (6) javorë në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, jam intervistuar disa herë, me orë të tëra nga hetuesit e antiterrorit, me autorizim të Prokurorës së Shtetit, por asnjëherë nuk jam intervistuar nga vet Prokurorja, nuk e di pse.? Gjatë këtyre intervistave këta hetues, që më kanë intervistuar, janë bindur në pafajsinë time përsonale në lidhje me atë se për çfarë më kishin arrestuar, gjë të cilën më kanë thënë me dhjetra herë vetë hetuesit, por ajo në çfarë kanë insituar këta hetues gjatë gjithë kohës ka qenë fakti, që unë të bëhem dëshmitar i asajë që ata dëshironin ta bënin pjesë të këtij skenari, e që i bije, që unë të shpifë gjëra të paqena, ose të paditura për mua, kundër të arrestuarëve tjerë, shpesh herë këtë e bënin duke më shantazhuar, kërcënuar dhe duke ushtruar dhunë psiqike, dhe asnjëherë dhunë fizike, p.sh nëse unë nuk pranoj të them atë çfarë ata hetuesit kërkonin do të denohem me 10 (dhjetë) e më shumë vite burg, ose duke më thënë se nuk do ta shohë kurr më driten e diellit me sy, duke ma kujtuar që unë të mendoj për familjen time para se të mendoj për shokët e mi të arrestuar, edhe pse disa prej tyre nuk i njihja fare më parë, të mëndoj për të ardhmen time, etj, etj.
Dhe si njëri i papërvojë dhe i ndodhur përball të gjitha këtyre vështërsive, ishte e vështir të përmbaheshe dhe të qëndrosh stoik në gjithë këte situatë.
Të bindur në pafajsin time, zyrtar të njësisë antiterror e përmirësojn gabimin e parë, që më kishin arrestuar pa më hetuar në detaje, duke i dhënë rekomandim gjykatës, që unë duhet liruar, gjë e cila ndodhi me 16.dhjetor.2016.

Ndodhi ajo që ndodhi dhe gjithqka e cilsova si një ëndërr të gjatë dhe të hidhur, duke qenë i bindur së çdo gjë përfudoj më kaq, por jo, skenari vazhdoj, por në këte rast jo nga hetuesit e antiterrorit, por nga Prokuroria Speciale e Republikes së Kosovës, e cila më datën 22 Shkurt 2017 në ora 10:00, Prokurorja e rastit Merita Bina-Rugova më fton në një intervistë në zyrën e saj, ku fillimisht në prezencë të avokatit tim Hamdi Jashanica dhe në prezencë të asistencës së saj, para fillimit të marrjës në pyetje më drejtohet më këto fjalë, po citoj. “ Burim unë dhe ti do ta bëjm një marrëveshje, do ta vëndosim në letër, të cilën do ta nënshkruajm të dy (2) palët, përmes kësaj marrveshje unë të garantoj ty se nuk do të keshë kurrfar pasojash për këtë që je arrestuar, por kushti është që ti të dëshmosh kundër Visarit dhe të tjerve”, pyetja ime në këte rast ishte qfarë të dëshmoj unë, prokurorja më drejtohet “të pranosh dhe të bëhesh dëshmitar i prokurorisë, se Visari dhe të tjerët kanë dashur të kryejn sulm terrorist ndaj Kombëtares së Izraelit me datën 12. Nëntor. 2016”, kjo ofertë ishte shumë befasuse për mua dhe as pak e pritur, dhe normal që përgjigjja ime ishte, se JO unë nuk jam personi i duhur që kërkoni ju, unë jam këtu për tu pergjigjur për pjesën time, për të cilën me fajsoni dhe jo për ti marrur personat tjerë në qafë, për të shpëtuar vetë.
Pasë kësaj përgjigjie nga unë, porkurorja më drejtohet më këto fjalë,” Mirë mos bashkpuno, por ta dishë. se pas kësaj unë dhe ti nuk i kemi punët mire”. Pas këtij diskutimi prokurorja fillon të më intervistoj shumë formalisht dhe pa zgjatur shumë përfundon intervista.
Nga këtu e kuptova se nëse më ngritet aktakuzë, do të më ngritet për këte arsye, d.m.th pse nuk pranova ofertën e prokurores dhe nuk u bëra dëshmitar i saj, dhe asajë çfarë kërkonte ajo, e që për mua ishte e pa njohur dhe e paditur.

Më datën 13.Qershor.2017 prokurorja tani më veç më kishe ngritur aktakuzë, por e gjitha me pretendime dhe paragjykime, pa as edhe një fakt ose dëshmi relevante.
Më poshtë do ti ceku të gjitha pretendimet që prokurorja ka ndaj meje, duke filluar nga faqja nr.3 e aktauzës, rreth shkuarjes në Shqipëri më datën 17.Tetor. 2016, ku prokuorja ndër të tjera thot, po citoj,” me ç’rast të pandehurit V.I i janë bashkangjitur edhe të pandehurit Burim Istrefi dhe L.V. të cilët gjatë përgatitjes së sulmit, me dat. 17.Tetor.2016 me veturën VW Pasat Karavan, me ngjyrë të kaltërt, me targa 02-867-AB, pronë e të pandehurit Burim Istrefi të cilën e ka vozitur i pandehuri Leutrim Vojvoda, rreth orës 13:00 h kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë shkuar ta vëzhgojnë stadiumin “Loro Boriq” në Shkodër me të pandehurin Visar Ibishi, duke bërë edhe fotografi”. Është e vertetë që ne kemi shkuar më këtë datë, në këte kohë në Shqipëri, por nuk është aspak e vertetë që ne kemi shkuar atje me ndonjë qëllim të caktuar, sepse unë personalisht nuk kam qenë në dijeni më parë, se më datën 12. Nëntor. 2016 në Shqipëri do të vjen Kombëtarja e Izrelit për të luajtur futboll.

Po shihet që sipas jush prokurore, ne jemi gjendur në kohën e gabuar, në vendin e gabuar, por pa fajin tonë, sepse kjo nuk ishte hera e parë që unë me Visarin shkonim në Shqipëri bashkë, ishim edhe disa herë më parë, por as një herë nuk shkuam atje me ndonjë punë të caktuar, madje as më datën 17. Tetor.2016, por që kësaj here na e montuan këte rast, se kinse në kemi shkuar atje qëllimisht, duke na thënë se atje jemi takuar edhe më persona të ndryshëm, gjë që nuk është aspak e vërtet sepse as prokurorja, e as hetuesit nuk do të mund të sjellin as një herë dëshmi që ne atje jemi takuar qoft edhe me një përson të vetëm. Na thanë se keni kaluar rreth stadiumit “Loro Boriq”, jo nuk është e vërtetë që ne kemi kaluar rreth stadiumit, por kemi kaluar rrugës kryesore nga e cila shihet stadiumi, sepse të shëtitesh nëpër qytetin e Shkodrës është e pa mundur të mos bije në sy edhe stadiumi, sepse është thuaja se në qendër të qytetit. Na thatë se keni bërë fotografi të hartës së stadiumit, por as një herë nuk e sqaruat se kush kishte bërë fotografi, me çfarë qëllimi dhe a ishim në dijeni unë dhe Visari për atë fotografi a jo, të gjitha këto mbetën enigmë.?
Ju bashkarisht me hetuesit na detyruat të themi, se unë kinse në momentin e kalimit të kufirit e kam marrë veshë arsyen e shkuarjes në Shqipëri, madje këtu e keni përdorur edhe të akuzuarin L. V. i cili qe (dy) 2 herë, në këte sallë të gjygjit deklaron publikisht se don ta ndryshon deklaratën sepse ka qenë i detyruar të thot gjëra të pa qena rreth neshë, dhe se kërkon që edhe një herë të deklarohet rreth rastit në fjalë, por fatkeqsisht ende nuk i’u dha ajo mundësi.

Si përmbledhje të provave kundër meje, në faqen (dhjetë) 10, të aktakuzes keni deklaruar se, po citoj: “ Natyrisht, ka pasur edhe të tillë të cilët kanë arritur që pjesërisht (p,sh i pandehuri V.I) apo tërësisht (i pandehuri Burim Istrefi) t’i fshijnë materjalet komprometuese”, ju prokurore as një herë nuk ofruat dëshmi, se çfarë në të vërtet kam fshirë, dhe se si i kam fshirë, edhe pse jetojm në shekullin 21 që njihet si shekulli i teknologjis ku të gjitha është lehtë e mundshme të vertetohen.

Pastaj si provë tjetër kundër meje, në po të njejtën faqe, keni thënë: “ Të pandehurit V.I, Burim Istrefi, L.V. , A.A dhe B.P. kanë poseduar edhe libra, të cilat nuk janë në përputhje me frymën e shkollës juridike islame dhe nuk janë në harmoni me Kushtetutën e BIK-ut. Këtë e verteton edhe shkresa e kryetarit të BIK-ut nr.1584/16 e dt. 27.Dhjetor.2016”.
Dilema ime në këtë rast është, me çfarë logjike kërkoni burg, më jo më pakë se 5 vjet për mua, se i paskam poseduar dy libra, për të cilat kryetari i BIK-ut, paska deklaruar gati dy muaj pas arrestimit se nuk qenkan në harmoni më kushtetutën e BIK-ut.
Keni, ju ndonjë vendim të BIK-ut, apo cilit do institucion zyrtar, se këto libra që unë kam poseduar, kanë qenë të ndaluara ti mbajë ose lëxoj edhe para arrestimit tim.
A jeni në dijeni së këta dy tituj librash që më janë konfiskuar dhe për të cilat ju më akuzoni mua, ende shiten në tregun tonë, edhe pse qenkan të ndaluara sipas BIK-ut.

Pretendimet tuaja vazhdojn në faqen 11 të aktakuzës, ku ndër të tjera deklaroni se: citoj, “Për kryerjen e sulmit i pandehuri V.I. së pari e ka zgjedhur shokun e tijë të ngushtë që nga fëmijëria – të pandehurin Burim Istrefi.
Shoqërinë e të pandehurit V.I. me të pandehurin Burim asnjëri prej tyre nuk e mohon. Po ashtu, nuk është kontestuese fare se intensiteti i shoqrimit mes tyre është fuqizuar në dy vitet e fundit. Pa dyshim që një prej temave të përbashkëta të rëndësishme, e shumë aktuale në këtë periudhë kohore , e cila i ka lidhë – ka qenë mendimi i tyre identik në raport me ISIS-in dhe Shtetin Islamik. Duke marrë parasysh këtë fakt, është shumë e palogjikshme mbrojtja e të pandehurit Burim Istrefi, sipas të cilës kinse nuk e ka ditur për planet e të pandehurit V.I. dhe nuk pajtohet me ideologjin e ISIS-it. Përkundrazi ky i pandehur ka qenë një prej personave të parë në të cilin i pandehuri V.I. ka pasur besim dhe e ka zgjedhë për kryerjen e detyrës sekrete. Kjo është e kuptushme aq më parë duke marrë parasysh personalitetin serioz dhe stabil të të pandehurit Burim Istrefi. Për dallim nga i pandehuri V.I. i njejti ka arsimim të lartë, është i punësuar, i martuar dhe është baba i dy fëmijve. Nga masat e fshehta të vëzhgimit dhe përgjimit është vertetuar se këta dy të pandehur kanë pasur kontakte intensive të përditshme – takime direkte dhe biseda përmes mjeteve të komunikimit. Nga masat e fshehta regjistrimi I thirrjeve telefonike vërteton se gjatë vitit 2016 (deri në Nëntor) i pandehuri V.I. me të pandehurin Burim Istrefi ka pasë gjithësejt 90 kontakte telefonike, edhe pse mënyra e zakonshme e komunikimit mes të pandehurve ka qenë me anë të internetit, përmes aplikacioneve Telegram dhe Viber. Prej tyre, gati gjysma, (saktësisht 42 thirrje) kanë qenë në kohën e përgaditjes së sulmit, dhe atë gjatë muajit Tetor, deri me 4 Nëntor, qka vertetohet me raportin e policisë. Tutje vazhdon të pretendon se i pandehuri V.I. na paska tërhequr vërejtjen të gjithë grupit që ti fshijm materialet kompremituese nga paijsjet elektronike, ashtu që këtë punë i pandehuri Burim Istrefi e ka kryer me kujdes. Në paijsjet e tijë elektronike nuk është gjetur asgjë, por megjithatë është zbuluar literature e ndaluar nga Bashkësia Islame, e cila, përveç tjerash, dëshmon për orjentimin e tijë të devijuar fetar”.

Sipas jush prokurore, i bije që unë dhe Visari jemi fajtorë pse kemi lindë, jemi rritur dhe kemi ndjekur mësimet në të njejtin vendbanim, por të gjitha këto ishin pa vullnetin tonë, sepse ne nuk mund ta zgjedhim se ku do të lindim, e as ku do të rritemi, e as ku do të shkollohemi, së paku për deri sa jemi fëmijë, e sidomos nëse jeton në fshat, ku për të gjitha këto ke vetëm një zgjedhje.
Ju prokurore kur thoni se: citoj.” është shumë e palogjikshme mbrojtja e të pandehurit Burim Istrefi, sipas të cilës kinse nuk e ka ditur për planet e të pandehurit V.I. dhe nuk pajtohet me ideologjin e ISIS-it. “ në këtë rast, si edhe në shumë tjera, i keni dhënë përparsi imagjinatës tuaj, para asajë çfarë unë në fakt kam deklaruar, sepse unë kam qenë shumë i kjartë në deklaratat e mia për të gjitha dilemat dhe pyetjet që më janë parashtruar.
Prokurore, si erdhët në përfundim se unë paskam qenë përsoni i parë që V.I. më paska zgjedhë për kryerjen e këtij sulmi, në çfarë faktesh dhe provash u bazuat, apo edhe këtu i dhatë hapsirë imagjinatës tuaj.

Unë përsonalisht, prokurore, nuk ju kuptoj çfarë doni të thoni me atë se: citoj: “Kjo është e kuptushme aq më parë duke marrë parasysh personalitetin serioz dhe stabil të të pandehurit Burim Istrefi”. Ndoshta keni pritur nga unë, që përkundër të gjitha këtyre shpifjeve dhe maltretimeve që mi keni bërë, të të buzqeshi dhe të jem i luhatshëm në qëndrimet e mia.

Ju thirreni në atë se ne kemi pasur kontakte intensive përmes telefonit, viberit dhe telegramit: “Nga masat e fshehta, regjistrimi i thirrjeve telefonike vërteton se gjatë vitit 2016 (deri në Nëntor) i pandehuri V.I. me të pandehurin Burim Istrefi ka pasë gjithësejt 90 kontakte telefonike, edhe pse mënyra e zakonshme e komunikimit mes të pandehurve ka qenë me anë të internetit, përmes aplikacioneve Telegram dhe Viber. Prej tyre, gati gjysma, (saktësisht 42 thirrje) kanë qenë në kohën e përgatitjes së sulmit, dhe atë gjatë muajit Tetor, deri më 4 Nëntor, çka vërtetohet me raportin e policisë”.
Ju as një herë nuk ofruat, as edhe një deshmi të vetme, se çfarë kemi biseduar, sepse ju e dini se në asnjë nga këto telefonata nuk kanë të bëjn me atë për të cilën na akuzoni, ndryshe do ti publikonit me shumë dëshirë. Për ju, si duket, është më rëndësi vetëm sa herë kemi biseduar, e jo çfarë kemi biseduar, d.m.th nuk ju intereson përmbajtja e atyre bisedave. Ju nuk keni as një dëshmi të vetme që unë ndonjë herë në jetën time kam përdorur aplikacionin “Telegram”, ose kam ndonjë kontakt përmes “Viberit” me V.I.

Unë me logjikën time nuk e kuptoj, se me çfarë logjike ju vazhdoni të kërkoni burg për mua, kur edhe vetë e pranoni se:” Në paisjet e tijë elektronike nuk është gjetur asgjë, por megjithatë është zbuluar literaturë e ndaluar nga Bashkësia Islame e cila, përveç tjerash, dëshmon për orjentimin e tijë të devijuar fetar”.

Duke pasaur parasysh që e gjithë aktakuza juaj ndaj neshë, qëndron në këmbë të brishta, gjatë gjithë kohës ju u munduat të krijoni ndonjë dëshmitar bashkëpunues, që sa do pak do të mund të ju nxirrte nga kjo situatë që jeni dhe do ta bënte këte aktakuzë më serioze dhe më të qëndrueshme, por pasi që nuk ja arritët këtij qëllimi, ju shkuat me opsionin tjetër, ku si dëshmitar të këtij rasti futët pjestar të Policis së Kosovës,
më saktësisht hetues të njësisë anti-terror në kuadër të AKI-së, të cilët hetues e kishin hetuar rastin dhe gjithë materialin që posedonin, ju sjellën juve, në bazë të të cilit ju edhe ngritet aktakuzë, për çudinë e të gjithëve trupi gjykues pranoj propozimin tuaj për dëgjimin e këtyre dëshmitarve, por në fakt as këta dëshmitarë, nuk është se ju hynë shumë në punë, sepse këta dëshmitarë në fakt nuk sollën as një dëshmi jashtë asajë që është në aktakuzë. Thjeshtë këta zyrtarë policor më shumë ishin thirrur për ta kryer punën tuaj, duke bërë prezentimin e aktakuzës, se sa që ofruan ndonjë dëshmi që dikujt do ti hynte në punë.

Prokurore, nuk duhen shumë mendë, për ta kuptuar se me ç’do kusht deshironi të na shihni prapa grilave, por njëkosisht nuk duhen shumë mendë për ta kuptuar së këto prova që i posedoni nuk ju mjaftojn për të arritur qëllimin tuaj, e as të gjithë atyre që duan të na shohin prapa grilave, madje këte nuk është se e them vetëm un, këte e thotë edhe Gjykata Supreme në një Aktgjykim të nxjerrur më datën 15.12.2016, ku thot se “Gjetja e llaptopëve e literatures islame, e ndonjë përmbajtje në gjuhën arabe etj.nuk janë prova që e bëjnë as dyshimin e bazuar, se këta persona I përkasin grupit terrorist”.

Ju dëshironi të na dërgoni në burg, për ta përmbushur karrieren tuaj si prokurore dhe për tu treguar e sukseshme para faktorëve të ndryshëm në luftën kundër terrorizmit.
Por, edhe unë dhe të gjithë ne këtu, besoj, jemi të vetëdijshëm se ku po jetojmë dhe me çfarë sistemi prokurorjal po ballafaqohemi, prandaj nuk më habitin aspak sjelljet tuaja ndaj neshë.

Gjithashtu, jo vetëm ne që jemi këtu por edhe një pjesë e madhe e popullit në përgjithsi, e kanë kuptuar se qëllimi kryesor i ngritjës së këtyre aktakuzave, pa fakte dhe dëshmi, është që të shkaktoni frikë dhe panikë në popull, dhe të na paraqitni si terrorist në popull, për ti arsyetuar veprimet tuaja spektakulare, sepse me ngritjen e kësaj aktakuze kundër meje, i keni bërë, që nga unë të kenë frikë ata që më njohin dhe ata që nuk më njohin. Ata që më njohin e dinë shumë mire që nuk jamë i tillë siq ju më akuzoni, por kanë frikë shoqërimin dhe kontaktet me mua, sepse nuk është çudi se neser mund ta kenë problemin e njejtë si unë, vetëm pse janë shoqëruar me mua, ndërsa ata që nuk më njohin kanë frikë nga unë duke ju besuar juve, dhe duke menduar se jam i tillë, siç ju më akuzoni.

Shumë më e logjikshme dhe më e kapshme, në këtë rast, do të ishte sikur të na akuzonit dhe të kërkonit denim për ne, në lidhje më atë se çfar kemi besuar, se sa për atë se çfar kemi vepruar.
Prokurore, përkundër të gjitha këtyre, prap së prap ju vazhdoni të mbani inati ndaj neshë duke i mbajtur këto aktakuza në fuqi, sepse ndoshta edhe jeni të shtyrë nga faktorë të ndryshëm për të vepruar kështu.

Pa dashur të paragjykoj në atë së qfarë vendimi do të marrë gjykata, dua të shtoj edhe këtë gjë, në lidhje më panelin gjyqëor. Në fillim të këtij shqyrtimi gjygjësor na premtuat tranparencë, paanshmëri, qasje të barabartë si palës që na akuzon, po ashtu edhe palës që akuzohet, por me kalimin e kohës u pa qartë se nuk ndodhi ashtu, për arsye se me rastin e dëgjimit të dëshmitarve nuk patëm mundësi, që si palë akuzuese ti drëjtohemi më pyetje dëshmitarve, me arsyjen se nuk lejohet që dëshmitarve tu bëhet pyetje e drejtëperdrejtë, por vëtem pyetje tërthorazi, e që shumica e pyetjeve që i bëmë ne, i cilsuat si pyetje të drejtëpërdrejta dhe nuk i lejuat dëshmitarët të përgjigjën, dhe njëanshmëria tjetër ishte kur e refuzuat kërkesën time për dëgjimin e 5 dëshmitarve që propozuam, me arsye se njëri nga ta ishte i bashkëarrestuar dhe një tjetër ishte familjarë i njërit nga të arresuarit, por pse u refuzuan edhe 3 deshmitarët tjerë, nuk dhatë arsye.

Për fund, le ta dinë të gjithë se unë nuk kërkoj mëshirë, sepse kërkimi i mëshirës paraprakisht do ti binte që jamë fajtor për atë që akuzohem, por qëllimi kryesor i kësaj fjale ishte që ky mesazh, shpresoj të shkoj të populli i këtij vendi në prëgjithsi dhe tek ata që më njohin në veçanti, se për çfarë kam qëndruar gjashtë (6) javë në paraburgim, për çfarë po maltertohem tash 1 vitë e gjysëm dhe nëse eventualisht dënohem, për qfarë do të dënohem.

Kjo fjalë e imja është publike për të gjithë, edhe për ju mediat edhe pse keni përgjegjsi morale shumë të madhe, me propaganden që po e bëni ndaj neshë duke na etiketuar si terrorista, ekstremista, radikalista etj.dhe këte vetëm për të bër top lajme si p.sh me rastin e arrestimit tone kanë shkruar e raportuar të gjitha mediat në këte vend,duke na etiketuar me ato që i ceka më lartë, ndërsa më rastin e lirimit kanë shkruar vetëm disa portale lokale për të cilat kam repsekt.

Baby Boo