Ismet Munishi: Tifozët e Arsenalit janë ma të poshtrit që munden me ekzistu dikun


Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, është i ftuar në emisionin ‘Ekipa A’ në ATV, ku po diskuton ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Munishi ka folur për tifozët të cilët po komentojnë shumë në rrjetet sociale, ku ka kritikuar komentet negative që tifozët i bëjnë pa dijeni.

Tekniku prishtinas në një moment ka thënë se tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit.
“Unë e kam pa që tifozët e Arsenalit janë ma të poshtrit që mujnë me ekzistu dikun. Unë e kam pa çka i kanë ba Granitit, sa që Arsenali është detyru, e ka qit një postim mos abuzoni me neve”, ka deklaruar Munishi.

Baby Boo