Ismaili për mërgimtarët: Qaj bërllogu që s’guxon me livrit gishtin atje, vjen kha e shitet boss


Ish anëtari i Partisë Social Demokrate dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fisnik Ismaili, ka thënë se su*lmi që i është bërë Valon Sylës dje po e bën me mendu se ky i fundit ka pasur të drejtë në lidhje për shkrimet për një pjesë të mërgimtarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Fisnik Ismaili ka thënë se aq sa i ka shkuar në nerva Valoni për çka ka thënë aq po e bën me menduar se ai ka pasur të drejtë.

“Vetë kam jetue në gyrbet edhe e di që proporcionalisht sa ka bërrlloga njerëz në Kosovë ka edhe jashtë. Madje atje një bërrllog prej shqiptari me një gjest prej bërrlogu, është në gjendje me ia prishë reputacionin e mirë të shumë shqiptarëve të mirë që e kanë ndërtue me vjet. E qaj bërrllog që atje s’guxon me e livritë gishtin se e kallë shteti vjen kha edhe shitet boss. Një gyrbetçar pa mizë mbas veshi si qifti jem që ka qenë (e ka plot tjerë) as nuk e rruen çfarë bérrlogu qet Valoni prej goje. E edhe ma hiç me ardhë në atdhe me sjellë grushta” ka shkruar Ismaili.

Baby Boo