Ismaili: Ndaj vendimit për hapjen e xhamive kanë pasur ndikim xhemati i revoltuar nga tubimi në Strugë


Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, në një deklaratë për NOVATV ka deklaruar se në marrjen e vendimin për hapjen e xhamive për më 12 maj në Maqedoninë e Veriut kanë ndikuar xhemati dhe zyrtarët fetarë të cilët kanë qenë të revoltuar nga tubimi fetar i ortodoksëve në Strugë dhe nga disa ndodhi për Pashkët dhe kanë kërkuar që të hapen xhamitë.

“Ndaj këtij vendimi ndikim kanë pasur thirrjet e shumta nga besimtarët dhe zyrtarët fetarë të cilët kanë qenë të revoltuar nga disa raste dhe kanë kërkuar që të hapen xhamitë. Ne kemi respektuar gjithçka, ashtu siç urdhëruan autoritetet shëndetësore deri më tani, i mbyllëm objektet që në 17 mars, tani të paktën t’i hapim në 10 ditët e fundit të muajit Ramazan. Të gjitha vendet i kanë hapur sot, ja për xhuma. Xhamitë për faljen e xhumasë ishin të hapura në Serbi dhe Bosnje, por ne do të presim edhe disa ditë që t’i përgatisim besimtarët”, deklaroi Ismaili.

Ai ka shtuar se namazet do të kryhen sipas protokolleve të vendeve perëndimore.

“Do të jemi të disiplinuar dhe do t’i respektojmë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, jemi në kontakt me ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin, sot kishim takim edhe me ministrin Filipçe”, tha Ismaili

Baby Boo