ISIS: Do të hakmerremi ndaj politeistëve për atë që ekzekutoi myslimanët në Zelandën e Re!


Pas 6 muaj heshtje, ISIS paralajmëron hakmarrje për rastin makaber në Zelandën e Re
Udhëheqësit e ISIS-it kanë bërë thirrje në drejtim të besimtareve qe jane si ata që të hakmerren pas sulmeve që u bën në dy xhami në Zelandën e Re.

Zëdhënësi i grupit, Abu Hassan al-Muhajir, thuhet të ketë lëshuar një audio-incizim 44 minutësh ku bëhet thirrje për hakmarrje.

Shumë myslimanë humbën jetën nga sulmet që u bën në dy xhamitë e qytetit Christchurch të premten, ku australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, shtiu me armë në drejtim të të gjithë atyre.

Sipas New York Times, Al Muhahjiri theu heshtjen gjashtë mujore të ISIS-it, duke kërkuar hakmarrje.

“Kjo fatkeqesi në këto dy xhami nuk është më shumë se një tragjedi tjetër midis tragjedive të kaluara dhe të ardhshme, të cilat do të pasohen nga skena të forcës që arrijnë të gjithë ata që u mashtruan të jetojnë mes politeistëve. Skenat në dy xhami duhet të zgjojnë ata që janë mashtruar dhe duhet të nxisin mbështetësit e kalifatit për t’u hakmarrë ndaj fesë së tyre”, tha ai.

Ai e krahasoi rastin e Christchurc-it me betejën e fundit të grupit në Siri, saktësisht në fshatin Bahghoz.

“Këtu është Baghuz në Siri, ku myslimanët digjen deri në shfarosje dhe bombardohen nga të gjitha armët e njohura dhe të panjohura të shkatërrimit në masë”, shtoi ai.

Identiteti i al-Muhajir, një emër i shpikur, nuk është shfaqur me fotografi apo me pamje.

Ndryshe nga sulmet në Christchurch mbetën viktima 50 persona, të lenduar nëntë dhe disa nga ta në gjendje kritike për jetë.

Gjashtë nga trupat e viktimave tashmë i janë dhënë familjeve për t’i përfunduar procedurat e varrimit, por që shumë të tjerë ende jo dhe nga policia është thënë se ka të bëjë me procedurën e identifikimit.

Baby Boo