Ishte shtatzënë, vd*es 18 vjeçarja nga Maqedonia e Veriut


Një 18-vjeçare shtatzënë nga Maqedonia e Veriut ka vd*ekur si pasojë e COVID-19.
18-vjeçarja nga Gjevgjelia ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa bëhet e ditur se ka pasur sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindromë të rrallë gjenetike.
Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev, tha se e gjithë familja e saj ka qenë pozitive me COVID, ndërsa vajza është hospitalizuar në gjendje të rëndë.

“Duke pasur parasysh se ka pasur komorbiditete përkatësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindrom të rrallë gjenetik, vendosëm ta dërgojmë në klinikat në Shkup, ku pas disa ditëve shërim ka ndërruar jetë”, deklaroi Krgjev.
Maqedonia e Veriut një ditë më parë regjistroi 256 raste të reja, nga 2,778 testimet e bëra për COVID-19, 31 pacientë humbën jetën me korona virus, ndërsa 545 të tjerë janë shëruar.

Baby Boo