Ishte në kërkim për shpërndarje të drogave narkotike, arrestohet 51-vjeçari nga Tetova


Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (19-mars) rreth orës 20:40 në rrugën ,,Kiro Ristevski-Dërnc” në Tetovë, pas një urdhër-arresti me shkrim dhe me urdhër gjyqësorë, kanë arrestuar 51-vjeçarin N.E. nga Tetova. Ai kërkohej të vuante dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, për veprën e kryer penale ,,prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe pararendësve”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Menjëherë pas kësaj, personi është dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal-Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.
                         

Baby Boo