ISHP: “Për 3.7% rriten infektimet e reja me COVID-19”


Javën e kaluar, në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 2.804 raste të reja pozitive me COVID-19, që paraqet rritje prej 3.7% në krahasim me javën paraprake.
Rriten shifrat edhe të riinfektimeve, kurse javën e shkuar për herë të dytë janë infektuar 38 persona që për 5.6% është më shumë se java paraprake.

Më së shumti raste aktive shënohen në Shkup, Veles dhe Kumanovë, kurse rritje më të madhe të infektimeve shënohet tek grupmosha nga 20 deri 29 vjeç – thuhet në Raportin javor të ISHP-së.
Javën e kaluar si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 kanë ndërruar jetë 71 pacientë apo 8 më pak se ajava paraprake, por nuk është duke u ulur kufiri I moshës I atyre që humbin betejën me koronavirusin.

Gjithashtu në periudhën nga 25 deri më 31 Tetor është shënuar edhe një rast vdekjeje tek një pacient që kishte patur riinfektim nga virusi, duke e çuar në 7 numrin e vdekjeve të personave që infektohen për herë të dytë.
Deri më 31 Tetor, dy doza të vaksinave kanë marrë 778.599 qytetarë, kurse dozën e tretë – 30.851. Më shumë ta vaksinuar ka me “Pfizer”, kurse më pak me “Sputnik-V”. Përfshirja me dy doza të vaksinave të popullatës mbi 18 vjeç është 46.4%, kurse tek popullata e përgjithshme 37.6%

Baby Boo