ISHP- Më shumë të infektuar grupmoshat 20-40


Në vetëm një javë, numri i të testuarve pozitivë nga Covid-19 është rritur me 51%. Të sëmurët janë nga të gjitha grupmoshat, por rritja më e madhe e numrit të pacientëve është regjistruar në grupmoshat e moshave 20 deri në 39 vjeç.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), aktualisht në spitalet në të gjithë vendin janë të shtruar 351 persona, që është 41 % më shumë se një javë më parë.
Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kishin kontakt me një rast pozitiv tre ditë para fillimit të simptomave ose rezultatit pozitiv.
Është rritur edhe numri i ekzaminimeve ditore në infektivat nëpër spitalet në vend. Numri i vizitave ditore në spitalet e Shkupit ndonjëherë i kalon 100 pacientë, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Baby Boo