ISHP: Ja sa raste me virusin britanik janë konstatuar në vendin tonë


Gjatë periudhës kohore nga 1 deri 7 Shkurt, në ISHP janë paraqitur 649 materiale që janë sekuencuar për prani të llojit britanik të koronavirusit nga tri laboratore ( ISHP, Zhan Mitrev dhe AMSHA). Nga materialet e sekuencuara, 56 janë pozitiv me virusin britanik.

Sic njoftohet ky lloj virusi është I pranishëm në 8 qytete, kurse më shumë raste janë shënuar në Ohër – 25, në Prilep – 10 dhe Kavadar – 4 raste.

Konform analizave të AMSHA-së, në periudhën e fundit janë detektuar më shumë raste të varijanteve të reja, që paraprakisht nuk kanë qenë të detektuar tek pacientët në vendin tonë, që sipas ISHP-së, flet për transferimin e rasteve të reja të COVID-19 nga vendet e huaja.

Baby Boo