ISHP: “2/3 e të prekurve me koronavirus janë raste aktive”


Shkupi mbetet epiqendra e virusit korona në vend. Prej 125 rasteve të reja sot, 89 u diagnostikuan pozitiv me Covid-19 në kryeqytet. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se kryeqyteti është në krye të listës me 1461 të infektuar. Prej tyre, aktualisht janë 844 raste aktive dhe 574 pacientë janë shëruar plotësisht.

Instituti i Shëndetit Publik:

Bilanci i Virusit Korona në Shkup

  • 1461 të infektuar
  • 844 raste aktive
  • 574 të shëruar

 Sipas ISHP-së rastet aktive janë më të rrezikshmet për përhapjen eventuale të CoVid-19 në Shkup.

Në ranglistën e komunave të kryeqyteti prinë Çairi me 195 raste aktive, mbi 70 kanë Buteli dhe Qendra, mbi 60 kanë Aerodromi, Gazi Baba dhe Karposhi. Aktualisht në Saraj janë 58 raste aktive, nga 39 deri në 19 janë renditur Kisella Voda, Gjorçe Petrovi, Studeniçani, Shuto Orizarja dhe Ilindeni.

Më pak se 10 raste aktive ka në komunat e Petrovecit, Çuçer Sandevës ,Sopishtes dhe Stranecit.

 

Instituti i Shëndetit Publik:

Rastet aktive në Komunat e Shkupit:

  • Çair 195
  • Butel 72
  • Qendër 71
  • Aerodrom 67
  • Gazi Babë 66
  • Karposh 64
  • Saraj 58
  • Kisella Vodë 39
  • Gjorçe Petrov 26
  • Studeniçan 24
  • Shuto Orizare 21
  • Ilinden 19
  • Petrovec 6
  • Çuçer Sandevë 3
  • Spoishte 2
  • Të huaj  2

Llogaritur për kokë banori, 6, 5 e rasteve me Covid-19 në Shkup përfundojnë në mënyrë fatale. Me 3 rastet e sotshme, numri i të vdekurve në kryeqytet ka arritur në 43.

Baby Boo