Ishin kundër vaksinës, burrë e grua vd*esin nga COVID-i brenda tri javësh


Një çift amerikan nga Alabama, i cili kishte një kanal të popullarizuar në YouTube, me të cilin shisnin gjëra të vjetra, nuk është më në këtë botë. Burri dhe gruaja vd*iqën nga koronavirusi.
Dusty dhe Tristian Graham nga Huntsville ishin kundërshtarë të vendosur të vaksinës.

Ata vd*iqën me dallim kohor vetëm tri javë nga njëri-tjetri.
Ata thoshin se vaksina kundër Covid-19 është fyerje ndaj të drejtave të tyre humane dhe përmes videove në YouTube treguan që nuk e kishin në plan që ta merrnin atë.

Dusty vd*iq nga koronavirusi të enjten, tri javë pasi bashkëshortja e tij vd*iq në gjumë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
“Fatkeqësisht, Dusty dhe Tristina janë ndarë nga jeta. Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe për ndihmën që na keni dhënë në këtë kohë të vështirë”, shkroi vajza e çiftit në internet.

Në një video të publikuar në internet, çifti foli haptazi kundër vaksinës. Dusty tha se ka mbijetuar pa vaksinë vitin e kaluar dhe se njeh miq që e kanë virusin.
Sidoqoftë, në fund të gushtit, ai kërkoi ndihma financiare për t’i paguar shpenzimet e funeralit për gruan e vdekur, përderisa vetë ishte në repartin e kujdesit intensiv.

Baby Boo