“ISHIM NJEJTË ME ESTONINË, POR NE NGECËM”, OSMANI: REFERENDUMI DO TË REFLEKTOJË NË XHEPIN E QYTETARËVE


“Vendimi i 30-të shtatorit do të reflektojë në xhepin e qytetarëve” – kështu tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani, sipas së cilit, e ardhmja e biznesit të vendit do të jetë dramatike, varësisht se si do të votohet në referendum.
“Dramatik pozitiv nëse referendumi është i suksesshëm dhe bëhemi anëtarë të NATO-s, me çka fitojmë stabilitet politik, parashikueshmëri ekonomike dhe politike e poashtu me aderim në Bashkimin Evropian bëhemi pjesë e tregut 500 milionësh. Dhe kuptohet, dramatik negativ nëse, hipotetikisht, ky proces nuk ka sukses, sepse kjo do të thotëpaparishikueshmëri, tërheqje të investitorëve të huaj, mungesë të guximit të biznesit vendor që të investojë nëpaparashikueshmëri ekonomike, dhe e gjitha kjo do të reflektohet në zhvillimin ekonomik dhe xhepin e qytetarëve” deklaroi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Se eurointegrimet dhe stabiliteti janë në favor të biznesit, pajtohet edhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Nebi Hoxha, i cilinga politika kërkon më shumë vëmendje për biznesin.

“Fokusi i politikbërësvemos të jetë vetëm në ndryshimet e ligjeve dhe integrimin në BE dhe NATO, por fokus duhet të ketë edhe biznesi dhe zhvillimi ekonomiki vendit. Pra paralelisht duhet të punohet edhe në drejtim të bashkëpunimit më tëmirëfilltë të qeverisë me biznesin, sepse në situata të tilla bizneset kanë nevojë për njëpërkrahje më të madhe dhe bashkëpunim më të mirë” deklaroi kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Në takimin mes përfaqësuesve të ekzekutivit dhe odave ekonomike gjithashtu u fol edhe për kyçejn e tyre në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Për të lehtësuar biznesin, Osmani tha se do të ketë bashkëpunim më të ngushtë me odat. Zëvendëskryeministri gjithashtu krahasoi Bruto Prodhimin Vendor mes Maqedonisë dhe Estonisë. Të dy vendet para 15 vjetëveishin në të njëjtën pikë, tha Osmani, por që kur Estonia u anëtarësua në BE-së dhe NATO, atje ka rritje drastike ndërsa Maqedonia ka ngecur në vend.

PËRGATITI: BESIR ARIFI

Baby Boo