Ish zyrtarë, pastrim parash përmes kompanive “Of Shor”


Ish zyrtarë dhe biznesmenë kanë bërë pastrim parash përmes rrjeteve të kompanive “of shor”, duke nxjerrë shuma të majme jashtë vendit. Këto janë dyshimet e drejtorit të policisë financiare, Arafat Muaremi. Ai në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, është shprehur se është optimist që procedurat do të dëshmojnë dhe se fajtorët do të përgjigjen për shpërdorimet e bëra.

Kemi biznesmenë, persona publik, biznesmenë që qëndrojnë në shumë kompani që janë themeluar në ato shtete “of shor”, të themi në parajsat tatimore. Por, nga hulumtimi dhe analiza e deritanishme, konstatojmë se pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë themeluar në ato parajsa tatimore, në ato vende jo- bashkëpunuese. Këto kompani vetëm janë themeluar atje, por kemi konfirmuar se pjesën më të madhe të llogarive i kanë në shtete të caktuara evropiane, mund të thuhet përmes Qipros. Atje themelojnë kompani dhe përmes atyre kompanive blejnë aksione në bazë të ndryshme, i investojnë paratë e fituara në mënyrë ilegale dhe i investojnë në subjekte juridike të ndërmarrjeve publike në Maqedoni – deklaroi Arafat- Muaremi- drejtor i Policisë Financiare.

Alsat

Baby Boo