Ish-ushtari i UÇK-së: Më mirë të më vdes familja, sesa të testohen nga testet serbe


Ish-ushtari i UÇK-së Haxhi Lladrovci ka reaguar ashpër në lidhje me rastin që qeveria e Serbisë ka dhuruar 1000 teste për COVID-19.

Ai mes tjerash akuzon edhe Qeverinë Kurti  që sipas tij i’u gëzuan këtij aksioni të qeverisë serbe, dhe se kanë harruar që serbia duhet t’i kërkoj falje Republikës së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sot Qeveria e Serbisë paska dhënë 1000 teste për covid19, për Republikën e Kosovēs!

Një pjesë e Vetëvendosjës bashkë me Kryeministrin Kurti edhe i’u paskan gëzu këtij vendimi. Pra, me një dhuratë aq të vogël, k’ta e paskan harruar kërkim faljen që Serbēt e kanë borgj ndaj Kosovës!

Vrasjet, dhunimet, masakrat, fati i të pagjeturve u harrua, nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës pa pikë dyshimi edhe paska vendosë që me i’u besu atyre testeve, e neve shqiptarët me na testu me to.

Jo zotri Kurti. Në ato teste mundesh me i dergu vec familjarët tuaj, por jo edhe familjën time. Jo zotri, armikut nuk i zihet besë. Armiku do mjegull.

E po me duket në atë mjegull po futeni Ju. Serbia nuk jep, pa marrë dicka, t’paktën kështu keni thënë Ju. Apo e harruat edhe këtë, tash që erdhët Kryeministër!

Zotri Kurti, më me qef preferoj të më vdes e gjith familja ime, se sa të i fus në teste që dhurohēn nga qetnikët serb.
Aq pak teste sa ka Kosova, une do i pres. I besoj shtetit tonë, i besoj mjekëve tanë. Mjekët tanë na testojnē, mjekët tanë na sherojnë.

Baby Boo