Ish presidenti francez nën hetime për abuzim seksual


Prokuroria e Parisit ka hapur hetim kundër ish-presidentit francez Valeri Zhiskar Desten, (94), nën akuzën për abuzim seksual të një gazetareje gjermane.

Sipas prokurorisë, hetimi ndaj Desten u hap në bazë të pretendimeve të gazetares së gazetës gjermane “Zidojçe Cajtung” se ish-presidenti francez e sulmoi seksualisht atë gjatë një interviste në vitin 2018.

Sipas gazetës gjermane dhe asaj parisiane “Mond”, gazetarja pretendon se Desten gjatë intervistës tri herë e kishe kapur për prapanice dhe se ajo është mbrojtur duke u përpjekur t’ia largonte dorën.

Televizioni gjerman Ve-De-Er, për të cilin gazetarja e përgatiti intervistën, më parë publikoi se për këtë incident është duke u zhvilluar hetim.

Avokati i Destenit tha që klienti i tij “nuk e mban mend” incidentin për të cilin gazetarja e akuzon atë.

Desten ishte president i Francës nga viti 1974 deri në vitin 1981.

Baby Boo