Ish-Miss Moska martohet me Mbretin e Malajzisë Muhammed V, dhe pas konvertimit në Islam merr emrin Rihana


Një bukuroshe ruse është bërë zonja e parë e Malajzisë pasi u martua me mbretin e vendit.

Oksana Voevodina u martua me Muhammed V të Malajzisë të Kelantanit, 49 vjeç, në një ceremoni martesore të shkëlqyeshme mbretërore në kryeqytetin rus pas konvertimit në islam, në fillim të këtij viti.

Vajza e mjekut, 25-vjeçare, e cila fitoi titullin “Miss Moska” në vitin 2015, ka punuar më parë si modele në Kinë dhe Tajlandë, shkruan DailyMail.

Ajo është 24 vjeçe më e vogël se sa sulltani, i cili njihet si Yang di-Pertuan Agong dhe quhet “Madhëria e tij”. Emri i plotë i dhëndrit është Tengku Muhammad Faris Petra ibni Tengku Ismail Petra.

Ceremonia u zhvillua më 22 nëntor në një sallë koncertesh në periferi të Moskës në Barvikha, raportoi Islam News.

Sundimtari malajzian, një monark i zgjedhur që ka qenë në fron që nga viti 2016, nuk ka zbuluar se si u takua çifti.

Para se të bëhej një nuse mbretërore, Voevodina tha: “Kur isha në shkollë isha një lloj bandite. Më pëlqenin garat me motora”.

Ajo tha: “Unë mendoj se burri duhet të jetë kreu i familjes dhe sigurisht nuk do të fitojë më pak se një grua”.

Baby Boo