Ish-ministri serb në Kosovë zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime


Një ish-ministër serb në Kosovë duket se ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi.
Aleksandër Jabllanoviç është fotografuar ndërsa ndodhet në plazhet e jugut të vendit tonë.

Në pamjet e shkrepura nga pushues, ish-ministri është veshur me rroba plazhi ndërsa në dorë mban dy komardare për fëmijë.
Jabllanoviç ishte pjesë e qeverisë së Kosovës në krye të ministrisë për Komunitetet dhe Kthim kur ekzekutivi drejtohej nga Isa Mustafa.

Baby Boo